Lidhje

Parlamenti miratoi procedurat e zgjedhjes së presidentit - 2002-06-13


Parlamenti shqiptar miratoi sot me votat e të dyja krahëve të politikës, procedurat për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit.

Ndryshimet e bëra në rregulloren e parlamentit synojnë të mbushin hapësirat e mëdha të interpretimit që linte formulimi i bërë në kushtetutë.

Megjithatë duket se ka ende çështje që shkaktojnë debat sic është ajo që lidhet me numrin e deputetëve që duhet të marrin pjesë në votim,në mënyrë që ai të quhet i vlefshëm, apo dhe me faktin tjetër nëse presidenti aktual duet të vazhdojë apo jo të ushtrojë funksionet nëse mandati i tij skadon para se të zgjidhet kreu i ri i shtetit.

Votimi i parë për presidentin e ri do të bëhet më 24 qershor. Nesër socialistët pritet të mbledhin kryesinë e tyre për të diskutuar rreth kandidaturave. Deri tani i vetmi që e ka shpallur publikisht kandidaturën e tij është kryetari i partisë Fatos Nano.

XS
SM
MD
LG