Kina u kërkoi të gjitha ambasadave të huaja që ti dorëzojnë policisë kineze çdo person koreano-verior, që kërkon strehim. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze në Pekin njoftoi këtë kërkesë para gazetarëve sot.
Kjo kërkesë u bë pasi edhe 2 koreano-veriorë hynë në ambasadën e Koresë së Jugut në Pekin. Zyrtarë të Koresë së Jugut thanë se rojet kineze u vërsulën të nxirrnin njërin prej tyre jashtë, duke lënë brënda të paktën 18 persona që kërkojnë strehim.
Dy koreano-veriorë të tjerë kanë hyrë në ambasadën e Kanadasë në Pekin. Që nga muaji mars, Kina ka lejuar të paktën 38 koreano-veriorë, që kërkuan strehim në misionet e huaja diplomatike, që të shkojnë në Korenë e Jugut, duke kaluar së parë nëpër një vend të tretë.