Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë bllokoi përpjekjet e parlamentit të Kosovës për të vepruar si shtet sovran. Parlamenti i dominuar nga shqiptarët miratoi dje një rezolutë që hidhte poshte marrëveshjen e vitit të kaluar midis Maqedonisë dhe Jugosllavisë për vijën kufitare. Rezoluta u miratua me 85 vota pro dhe asnjë kundër, pasi ligjvënësit sërbë dolën nga salla e parlamentit në shenjë proteste.
Menjëherë pas miratimit të saj, administratori i Kosovës Michael Steiner e deklaroi rezoluten të pavlefshme. Zyrtaret e OKB-së thonë se parlamenti i Kosovës nuk ka kompetenca miratojë apo të formulojë rezoluta për marrëdhëniet mes shteteve sovrane.
Ndërkohë qeveria e Maqedonisë e dënoi rezoluten e parlamentit duke e quajtur atë kercënim për Maqeodninë.
Ligjvenësit shqiptarë në Kosovë e kundërshtojnë marrëveshjen kufitare mes Beogradit dhe Shkupit, pasi ajo i jep Maqedonisë disa kilometra nga teritori i Kosovës në kufi.