Lidhje

Edhe një shpërthimi tjetër vetëvrasës në Izrael - 2002-05-23


Shpërthimi vetëvrasës në qytetin izraelit Rishon Letzion shkaktoi vdekjen e të paktën tre vetave, përfshirë autorin e sulmit.

Më shumë se 20 të tjerë u plagosën nga shpërthimi, i dyti që ndodh në këtë qytet në jug të Tel Avivit brenda këtij muaji. 15 izraelitë humbën jetën kur një palestinez hodhi veten në erë në një sallë biliardosh në Rishon Letzion më 7 maj.

Sulmi i djeshëm ndodhi në një kompleks dyqanesh. Zyrtarë të policisë thonë sae autori i sulmit ishte evropian në dukje, me flokë të lyer si biond. Autoritetet po kërkojnë për një makinë nga e cila kishte zbritur autori i sulmit në afërsi të kompleksit të dyqeneve pak para shpërthimit.

Brigadat e Martirëve al-Aksa një fraksion i lëvizjes Fatah të udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Po dje, ushtria izraelite vrau një udhëheqës të Brigadave al-Aksa në afërsi të qytetit Nablus të Bregut Perëndimor. Burime palestinmeze thonë se Muhamed Titi dhe dy të tjerë u vranë kur trupat izraelite hapën zjarr kundër tyre në afërsi të kampit Ballata të refugjatëve.

Në një deklaratë të grupit al-Aksa thuhet se ai do të kryejë edhe sulme të tjera kundër izraelitëve. Udhëheqësit palestinezë dënuan shpërthimin në Rishon Letzion, duke thënë se ai i jep Izraeli arsye t’i kryejë akte agresioni kundër popullit palestinez. Një zëdhënës i kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, tha se Izraeli nuk do të gjunjëzohet përballë terrorit dhe se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të çrrënjosur terrorizmin.

XS
SM
MD
LG