Lidhje

Kryeministri i Kosovës në Washington - 2002-05-20


Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi ndodhet në Shtetet e Bashkuara për një vizitë pune i ftuar nga Departamenti i Shtetit. Sot pasdite ai takohet me sekretarin amerikan të shtetit Colin Powell. Para takimit ai i tha Zërit të Amerikës se do ta informojë sekretarin e shtetit mbi punën e organeve vete-qeverisese dhe do të kerkojë mbështetje që qeverisë së Kosovës ti shtohen kompetencat.

Vizita e zotit Rexhepi në Washingotn bëhet në një kohë kur Kosova për herë të parë në historinë e saj po qeveriset nga organe të dala nga zgjedhje demokratike. Kjo është vizita e parë e zotit Rexhepi në Shtetet e Bashkuara që kur ai u zgjodh ne postin e kryeministrit.

Vec takimit me sekretarin Powell, kryeminsitri Rexhepi do të takohet edhe me zyrtarë te Agjencisë së Sigurimit Kombëtar, ligjvenës të Kongresit, përfaqësues të institucioneve financiare dhe me komunitetin shqiptar. Zoti Rexhepi i përfundon takimet e tij në Shtetet e Bashkuara ditën e mërkurë.

XS
SM
MD
LG