Lidhje

Trupi i gjymtuar mendohet të jetë i zotit Pearl - 2002-05-17


Policia pakistaneze ka gjetur një trup të gjymtuar, që mendohet të jetë kufoma e gazetarit amerikan, Daniel Pearl, i cili u vra pasi u rrëmbye thuajse 4 muaj më parë. Autoritetet e nxorën trupin nga një varr i cekët në një zonë rrethinore të qytetit Karaçi.

Mostra dhëmbësh dhe flokësh nga trupi i gjetur do të analizohen për të konfirmuar në se trupi është i zotit Pearl apo jo. Kufoma u gjet në afërsi të një kolibe të përgjakur, ku autoritetet polcore mendojnë zoti Peral ishte mbajtur peng.

Autoitetet e zbuluan varrin pas një informacioni që morën nga 3 persona të arrestuar ditën e enjte. Zyrtarë pakistanezë thonë se 3 personat në fjalë ishin anëtarë të një grupi ekstremist mysliman të jashtëligjshëm, që mendohet të ketë lidhje me rrjetin terrorist al-Kaida të Osama Bin .

XS
SM
MD
LG