Lidhje

QUMËSHTI I GJIRIT RRIT INTELIGJENCËN - 2002-05-17


Shkencëtarët thonë se ushqimi i foshnjeve me qumësht gjiri gjatë nëntë muajve të parë të jetës së tyre i bën ata më inteligjentë kur rriten.

Studimi u botua në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë. Duke mbështetur rezulatet e kërkimeve të tyre të mëparëshme se qumështi i gjirit shton zgjuarsinë, shkencëtarët thonë se rritja e kësaj inteligjence varet nga numri i muajve që njeriu është ushqyer me qumësht gjiri gjatë periudhës së foshnjërisë.

Kjo doli nga studimi dhe vëzhgimi i më shumë se 1 mijë e 500 grave që nga periudha e shatzanisë deri në kohën kur fëmijët e tyre arritën moshën 30 vjeçare. Shkencëtarët citojnë disa arsye që personat e ushqyer me qumësht gjiri gjatë 9 muajve të parë të foshnjërisë kanë një shkallë më të lartë inteligjence se sa të tjerët.

Për shembull, thonë ata, qumështi i gjirit përmban acide yndyrnash që ndihmojnë në zhvillimin e qelizave të trurit, dhe se këto acide mungojnë tek qumështi i lopës ose ai i përgatitur sipas formulave ushqimore farmaceutike.

Dhe së dyti është faktori psikologjik, pasi dihet që nëna e cila mban foshnjen në gji për 9 muaj veç ushqimit i jep fëmijës edhe përkujdesin dhe përgëdheljet, të cilët mjekët i quajnë faktorë që forcojnë lidhjet nënë-fëmijë dhe me ndikime mjaft pozitive pas moshës së fëmijërisë.

XS
SM
MD
LG