Lidhje

Çështja e presidentit në plan të parë - 2002-05-16


Shpresat disa vjecare të Shqipërisë për të nisur procesin e asocim Stabilizimit me BE, po mbeten ende vetëm të tilla përsa kohë Brukseli vazhdon të kërkojë garanci nga Tirana për plotësimin e një sërë kushtesh. Qeveria shqiptare dëshiron që vendimi për hapjen e bisedimeve të mund të merret në muajin qershor, brenda presidencës spanjolle. Dy misionet e Task Forcës Shqipëri BE gjatë muajve të fundit e kanë lënë të hapur shtegun për këtë objektiv, por kanë theksuar se gjithshka është në dorë të palës shqitare, se sa ajo do të jetë e aftë të plotësojë kushtet e dmosdoshme që kërkon ky proces. Edhe deklarata e ditëve të fundit e Këshillit të Cështjeve të Përgjithsme të BE, i bënte thirrje autoriteteve dhe partive për të forcuar kapacitet administrative dhe juridike të vendit si dhe shprehte nevojën për funksionimin e plotë të institucioneve demokratike. Ndërsa risillej në vëmendje problemi i zbatimit të rekomandimeve të ODIHR për zgjedhjet.

Për herë të parë publikisht, në deklaratën e fundit i kushtohej rëndësi zgjedhjeve për presidentin e ardhshëm duke kërkuar që ato të drejtohen në mënyrë të tillë që të ruajnë stabilitetin politik.

Parlamenti duhet të vendosë për kreun e shtetit muajin e ardhshëm dhe ende partia në pushtet nuk ka kandidatin e saj zyrtar. Madje brenda saj po zhvillohet një luftë e ashpër, pasi zëra të ndryshëm po ngrihen kundër ambicjeve të shprehura nga kryetari i partisë Fatos Nano për të qenë presidenti i ardhshëm i vendit. Nga ana tjetër cdo kandidaturë duhet të sigurojë një numër prej 84 votash, të vështirë për t’u arritur, kur shihet se vetë e majta është ende në dilema. Në rast të kundërt vendi do të shkojë në mënyrë të pashmangshme drejt zgjedhjeve.

Megjithatë deklarat e fundit nga BE ka njohur disa përpraime të bëra nga qeveria e re dhe është shprehur se dëshiron hapjen e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur. Këtë deklarat e vlerësoi pozitivisht mbrëmë edhe kryeministri Pandeli Majko.

Ndërsa sipas një pjese të shtypit të këtushëm parlamenti europian pritet të kërkojë shtyrjen e nisjes së bisedimeve me Shqipërinë.

XS
SM
MD
LG