Forcat speciale te ministrise se rendit arrestuan gjate nates se kaluar ne Tropoje nje te ri ,te akuzuar per tentative per vrasjen e nje punonjesi te policise vendore. Me kete operacion ,policia shqiptare ka nisur planin per kthimin e mirebesimit dhe te rendit,ne rrethin e larget dhe te trazuar te Tropojes ku, gjate 5 viteve te fundit, jane kryer me shume se 130 vrasje,por pa u arestuar autoret. Kryetari i bashkise se qytetit Bajram Curr,Shpend Demiraj, tha se gjendja ne Tropoje mund te permiresohen permes zbatimit te ligjit, nga te gjitha strukturat shteterore,por edhe investimeve qe permiresojne situaten e renduar ekonomike.
Secila pale duhet te kryej obligimet e saj ligjore sipas ligjit dhe detyrimit ligjor qe ka. Por kryesorja qe do te mendoja une,sepse gjate ketyre 5 viteve investimet kane qene zero ne shumicen e fushave,po u dha nje dore investimesh,perkrahje dhe mbeshtetje zones,pastaj kuptohet qe kjo do te krijoje premise qe te rritet shkalla e jeteses dhe te permiresohet punesimi. Por duhet nje dore investimesh te menjehereshme. Kryetari i bashkise ,Shpend Demiraj, tha se, prej nje muaji,forcat e ushtrise shqiptare, po punojne per ndertimin e rruges Tropoje -pikalimi kufitar i Morinit. Por ai shtoi se vetem vazhdimi i kesaj rruge, deri ne Mjede dhe ne Shengjin, mund t’i jape zhvillim te ri ekonomise se ketij rajoni.
Pushteti vendor,tha zoti Demiraj, ka hartuar mjaft projekte te tjera ne drejtim te permiresimit te infrastuktures publike,por ata presin financime nga qeveria apo organizmat nderkombetare. Gryka e Valbones,shfrytezimi i saj turistik dhe ndertimi i ujesjellesit te Qukut te Dunishtes.Ky ujesjelles rregullon me uje te pishem gjate 24 oreve me rrjedhje te lire jo vetem qytetin prej 10 mije banoresh ,por edhe pellgun, 3-4 komuna rreth e rrotull qytetit qe bejne 30 mije banore. Dhe per qytetin,qofte per rruget,ndriçimin ,kanalet e ujerave te zeza,objektet social kulturore qe i kemi te shkaterruara ,qe edhe pas krizes kosovare nuk eshte vene dore,objektet sportive,per te gjithe keto ne qytet ka projekte dhe preventiva te sakta.
Mundesite e ndryshimit te situates se rendit dhe te zhvillimit te ekonomise,kane qene teme e dy takimeve, te zhvilluara gjate ketij muaji ne Tropoje, mes drejtuesve vendor dhe ambasadorit Limpreht,si dhe grupit te perfaqesuesve diplomatik te vendeve europiane. Pas luftes ne Kosove,qeveria shqiptare ka deklaruar disa here se po i kushton nje vemendje me te madhe Tropojes. Por deklarimet jane zbehur me shpejtesi ,edhe per shkak te pafatesise se strukturave shteterore, per te vendosur rendin dhe sigurine ne kete zone.