Lidhje

Bush nënshkruan një ligj të ri për vizat - 2002-05-15


Presidenti Bush nënshkroi dje një ligj të ri për vizat, që synon forcimin e masave në kufi në kuadër të luftës kundër terrorizmnit. I rrethuar nga anëtarët e senatit amerikan, Presidenti tha se Amerika ka nevojë ti forcojë dhe sigurojë kufijtë e vet: Ne duhet ta dimë se kush po futet në vendin tonë dhe pse. Ne duhet të dimë se çfarë bëjnë vizitorët dhe kur largohen. Kjo është e rëdësishme të dihet, informacion i nevojshëm që ta bëjë vendin tonë më të sigurtë.

Masat e reja në këtë akt përfshijnë përdorimin e teknollogjisë për patrullat e kufirit për të kontrolluar lëvizjet tregtare si dhe marrjen në punë edhe të 400 inspektorëve të kufirit në pesë vitet e ardhëshme. Ndryshimet më drastike do të kenë efekt mbi turistët që futen përmes aeroporteve dhe porteve detare. Reforma në sektorin e vizave kërkon që çdo linjë ajrore pasagjerësh dhe anije të paraqesin një listë të punonjësve në bord dhe pasagjerëve përpara se të futen në tokën amerikane.

Presidenti Bush tha se këto ndryshime do të do të kenë parasysh që të mos dëmtojnë Amerikën për të arritur synimet tregtare dhe turistike, duke përdorur teknologjinë për ruajtur sigurinë e atdheut.

XS
SM
MD
LG