Lidhje

Një ekip i ri për luftën kundër terrorizmit - 2002-05-15


Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve Robert Mueller thuhet se ka në plan të krijojë në Uashington një ekip të ri për luftën kundër terrorizmit i cili do të bashkërendojë të gjithë veprimtarinë hetuese anti-terroriste të Shteteve të Bashkuara në botë.

Sipas njoftimeve, zyrtarë të paidentifikuar kanë thënë se ky plan synon drejtimin nga një qendër e vetme të luftës kundër terrorizmit dhe të sigurojë se të gjitha provat do të kalojnë nëpër një vlerësim të plotë.

FBI-ja po u nënshtrohet analizave të Kongresit për të sqaruar se çfarë informacionesh kishte ajo përpara sulmeve terroriste të 11 shtatorit dhe çfarë informacionesh u nënvlerësuan ose nuk u vlerësuan si duhet.

XS
SM
MD
LG