Kongresi i dytë kontinental amerikan, i cili udhëhoqi kolonitë amerikane drejt pavarësisë nga Anglia në luftën revolucionare, u mbajt në Filadelfia të shtetit Pensilvenia më 10 maj, 1775. Kongresi në të cilin u mblodhën përfaqësues të çdo kolonie, i filloi punimet vetëm tre javë pas fillimit të luftës për pavarësi në Leksington dhe Konkord në koloninë e atëhershme Massachusetts. Kongresi mori përsipër shumë detyra qeveritare dhe bashkoi kolonitë në luftë kundër Britanisësë Madhe. Kongresi shumë shpejt mori përgjegjësinë për krijimin e një ushtrie kontinentale duke emëruar George Washingtonin nga Virginia si krye komandant të forcave të armatosura. Kongresi ndërmori hapat përfundimtare drejt shkëputjes nga Anglia duke miratuar zyrtarisht deklaratën e pavarësisë më 4 korrik të vitit 1776.
Më 10 maj, 1869, zyrtarët e hekurudhave festuan përfundimin e hekurudhës së parë transkontinentale në Amerikë. Hekurudha Union Pacific, e cila lidhte lindjen me perëndimin, dhe hekurudha Central Pacific që përshkruante të njëjtën linjë, ishte 2 mijë e 900 kilometra midis Omahas të Nebraskës dhe Sakramentos në Kaliforni. Shinat bashkoheshin në veri të qytetit Salt Lake. Hekurudha transkontinentale arriti të realizonte qëllimin e bashkimit të kombit si nga ana sociale ashtu edhe nga ajo ekonomike.