Lidhje

Komentet e presidentit Bush mbi Kishën e Betlehemit - 2002-05-09


Presidenti Bush tha se është i kënaqur që kriza përfundoi pa dhunë. Në një deklaratë me shkrim, zoti Bush tha se heqja e rrethimit izraelit është një zhvillim pozitiv që eliminon një pengesë para rikthimit të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërmjet palëve. Administrata e presidentit Bush dëshiron të angazhojë udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë përsëri në bisedimet për sigurinë. Presidenti do të dërgojë përsëri në rajon drejtorin e CIA-s George Tenet për të ndihmuar në ristrukturimin e forcave palestineze të sigurimit me një komandë të unifikuar, për të krijuar, siç u shpreh presidenti, përgjegjshmëri në luftën kundër terrorizmit. Presidenti Bush tha se heqja e rrethimit 39 ditësh në Bethlehem duhet të shtojë perspektivat për rifillimin e bisedimeve politike. Por presidenti shton se kjo mund të ndodhë vetëm nëse të gjitha palët të marrin mbi supe përgjegjësinë për të luftuar terrorizmin dhe për të mbështetur paqen. Ashtu si përfundimi pa dhunë i arrestit shtëpiak ndaj udhëheqësit palestinez Yasser Arafat, presidenti tha se fundi i krizës në Bethlehem u arrit me përpjekjet e një numri individësh dhe qeverish. Ai falenderoi Bashkimin Evropian dhe zyrtarët e konsullatës amerikane, për të cilët ai tha se luajtën një rol kritik në arritjen e këtij rezultati pozitiv.

XS
SM
MD
LG