Dje ne New York u hap konferenca nderkombetare e OKB-së kushtuar femijëve dhe përmirësimit të gjendjes së tyre me pjesëmarrjen e udhëheqsve të ndryshëm nga bota. Sesioni i Posaçëm i OKB-së për fëmijët, do të përpiqet të hartojë disa parime për 15 vjetët e ardhshëm që kanë të bëjnë me femijët dhe problemet me të cilat ata ndeshen si përhapja e sidës, arësimi, dhe shfrytëzimi i fëmijve në tregëtinë e seksit dhe si ushtarë. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan, duke dolur para më se 180 përfaqësuesve, bëri thirrje për marrjen e masave për të mbrojtur të drejtat bazë të fëmijve.
“Të gjithë të rriturve në këtë sallë u them që le të mos i bëjmë më fëmijët të paguajnë për dështimet tona. Cili prej nesh nuk është prekur ndërsa sheh sytë e zhgënjyer të një fëmije. Fëmijët në këtë sallë janë dëshmitarë të fjalëve tona. Ata dhe bashkëmoshatarët e tyre kudo që janë kanë të drejtë të presin prej nesh që fjalët t’i kthejmë në vepra dhe e përsëris të marrim masa për një botë më të mirë për fëmijët” tha zoti Annan. UNICEF-i, agjencia e OKB-së për fëmijët, thotë se megjithë përparimet e bëra, miliona fëmijë në botë jetojnë në varfëri, janë të kequshqyer dhe përdoren si ushtarë. Rreth 150 milionë fëmijë në botë janë të paushqyer, dhe rreth 300 mijë marrin pjesë në luftra. Konferenca do të përqëndrohet në shtimin e numrit të fëmijve ushtarë dhe të atyre që bien viktima të shfrytëzimit seksual. Në vende si Sudani dhe çeçenia, djem e vajza te reja rrëmbehen nga shtëpitë për të përfnduar si ushtarë a prostituta. Gjatë tri ditëve të ardhshme, udhëheqës shtetesh, biznesmenë, klerikë të lartë dhe 400 fëmijë do të ndjekin rreth 250 aktivitete të organizuara me ketë rast. Delegatët e rinj do të mbajnë fjalime, do të flasin për përvojën e tyre dhe do të shkëmbejnë ide për përmirësimin e gjendjes së fëmijve në botë.