Lidhje

Sharon ndërpret vizitën në SHBA - 2002-05-08


Kryeministri izraelit Ariel Sharon ndërpreu vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara për t’u kthyer në Izrael, pas sulmit të djeshëm vetvrasës të një palestinezi.

Sulmi u krye në një sallë bilardoje në jug të Tel Avivit dhe shkaktoi vdekjen e 17 vetëve, përfshirë edhe autorin e tij, si dhe plagosi më shumë se 50 të tjerë.

Para se të largohej nga Washingtoni, ku u takua me presidentin Bush, kryeministri Sharon u zotua të vazhdojë fushatën e Izraelit për të ndalur sulmet terroriste palestineze. Ai tha se Izraeli nuk do të dorëzohej para shantazhit. Grupi ekstremist palestinez Hamas mori përgjegjësinë për sulmin vetvrasës. Udhëheqësit palestinezë e dënuan sulmin.

XS
SM
MD
LG