Në Gjermani, sindikata më e madhe në sektorin industrial, I-G Metall njoftoi se javën e ardhshme do ta zgjerojë grevën e saj për paga më të larta, duke përfshirë qytetet Berlin dhe Brandenburg. Sot, mijëra punotorë të tjerë u hodhën në grevë, duke u bashkuar në ditën e tretë të grevave të kompanive të mesme, kryesisht në sektorin e inxhinjerisë mekanike. Zyrtarët e sindikatës thonë se greva do të prekë rreth 13 mijë punëtorë në 33 kompani të ndryshme. Në fillim të javës, u hodhën në grevë punëtorët e uzinave kryesore të prodhimit të automobilëve dhe artikujve elektrikë. Sindikata I-G Metall ka hedhur poshtë një ofertë të administratës për ngritjen e pagave me 3 presje 3 përqind, duke kërkuar një ngritje prej 6 presje 5 përqind.