Lidhje

Shpërthim në Karaçi - 2002-05-08


Nga një shpërthim vetë-vrasës në Karaçi të Pakistanit humbën jetën 13 veta, 10 prej tyre me shtetësi franceze. Shpërthimi ndodhi sot në mëngjes në zonën e parkimit të një hoteli. Një zyrtar i lartë i policisë tha se viktimat me shtetësi franceze ndodheshin në një autobuz të marinës, i cili u shkatërrua kur vetë-vrasësi, i cili ngiste një makinë të vjedhur, hodhi veten në erë aty pranë. Zyrtari tha se nga shpërthimi humbën jetën edhe autori i shpërthimit si dhe një grua, që u ndodh aty. Policia nuk e ka identifikuar ende viktimën e 13-të. Të paktën 22 veta u plagosën. Viktimat franceze po punonin në një projekt nëntetësesh për qeverinë e Pakistanit. Deri tani asnjeri nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

XS
SM
MD
LG