Lidhje

Polemika të ashpra mes Rugovës dhe Milosheviçit në Hagë - 2002-05-06


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova akuzoi sot ish-udhëheqësin jugosllav, Sllobodan Millosheviç se po gënjente gjykatën e Hagës, gjatë polemikave të ashpra në sallën e gjyqit. Ata paraqitën variante krejt të ndryshme mbi takimin e tyre në prill të vitit 1999.

Zoti Rugova tha se në atë kohë, forcat serbe e mbanin atë nën arrest shtëpie dhe se ai druhej se mos vritej nga qeveria serbe. Por ish-presidenti jugosllav, i cili po mbron veten në gjyq, tha se e kishte marrë në mbrojtje udhëheqësin e shqiptarëve të Kosovës që të mos vritej nga Ushtria Clirimtare e Kosovës, pasi ai vetë ia kishte kërkuar këtë. Zoti Rugova tha se kjo ishte gënjeshtër.

Ish presidenti jugosllav akuzohet se mban përgjegjësi për vrasjen e më shumë se 900 shqiptarëve të Kosovës dhe dëbimin e mëse 800 mijë prej tyre gjatë operacioneve të dhunshme serbe në vitin 1999, të cilat u bënë shkas për bombardimet e Natos kundër Jugosllavisë.

XS
SM
MD
LG