Revista Newsweek shkruan se komandantë ushtarakë afganë janë të bindur se Osama bin Ladeni ndodhet i fshehur në Pakistan. Në numrin e saj të sotëm, revista e përjavshme amerikane shkruan se ka njoftime të besueshme nga zbulimi ushtarak afgan se udhëheqësi i al-Kaidës dhe ndihmësi i tij kryesor janë parë kohët e fundit.
Revista shkruan se burime në qytetin lindor afgan të Khostit njoftojnë se i akuzuari si terrorist ka shkurtuar mjekrën dhe duket i shëndetshëm. Njoftohet se Osama bin Ladeni, i cili akuzohet për planifikimin e sulmeve vdekjeprurëse të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, dhe ndihmësi i tij kryesor, Ayman al Zawahiri, qendrojnë të fshehur në zonat fisnore të Pakistanit në afërsi të kufirit me Afganistanin