Sot në Francë zhvillohet raundi përfundimtar i zgjedhjeve presidenciale, ndërmjet presidentit të tanishëm të vendit, Zhak Shirak dhe udhëheqësit ekstremist djathtist, Zhan-Mari Lë Pen. Anketat e opinionit publik parashikojnë një fitore të bujshme për zotin Shirak.
Gazetat e majta e të djathta po u bëjnë thirrje votuesve të rizgjedhin zotin Shirak. Votimet zhvillohen pas dy javë protestash, që pasuan suksesin e papritur në raundin e parë të votimeve të zotit Le Pen, i cili është kundër imigrantëve. Votuesit e majtë thonë se kanë në plan që kundër vullnetit të tyre, të votojnë për zotin Shirak, të ndërlikuar në skandale, vetëm për të mos i dhënë fitoren zotit Le Pen.