Tom Christerson, 71 vjeçar dhe njeriu i parë në botë që ka jetuar më gjatë me zemër artificiale. Ai sapo ka dalë nga spitali dhe u prit si hero në qytetin e tij Central city në Kentaky.
I hypur në një makinë zjarrfikëse ai shetiti në mbarë qytetin e zbukuruar me parrulla që i uronin mirëseardhjen. Para se të merrte një Abiokor mekanik apo zemër artificiale 7 muaj më parë, prognoza e tij për të jetuar ishte tepër e zymtë.
Ai ishte i dyti në radhë mes 7 pacientëve për marrjen e zemrës artificiale, dhe thotë se ndjehet shumë mirë. Gjendja e zotit Christerson do të ndiqet me vemendje nga një personel mjeksor i specializuar, por ai thotë se do të përpiqet të bëjë një jetë sa më normale.