Lidhje

Putin në Gjermani - 2002-04-08


Presidenti rus Vladimir Putin arriti në Gjermani për dy ditë bisedime, që pritet të përqendrohen në luftën kundër terrorizmit, krizën në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet e reja midis Rusisë dhe Perëndimit.

Zoti Putin u prit nga kancelari Gerhard Shrëder me ceremoni zyrtare ushtarake në qytetin lindor të Weimarit.

Dy udhëheqësit pritet të diskutojnë mbi përparimin e bërë në krijimin e një suaze të re të marrëdhënieve Rusi-Nato në prag të fazës së dytë të zgjerimit të aleancës nga fundi i këtij viti.

Pritet që në bisedime të diskutohet edhe për takimin e nivelit të lartë që do të zhvillohet muajin e ardhshëm midis zotit Putin dhe Presidentit Bush në Moskë.

XS
SM
MD
LG