Lidhje

Steiner në SHBA - 2002-03-13


Administratori i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Michael Steiner mbërriti sot në Shtetet e Bashkuara për një vizitë gjatë së cilës ai pritet tu bëjë thirrje zyrtarëve amerikanë që ta vazhdojnë angazhimin e tyre në Kosovë.

Zoti Steiner pritet të takohet me sekretarin amerikan të shtetit Colin Powell dhe më pas me këshilltaren e sigurimit kombëtar Condoleezza Rice. Vizita e zotit Steiner bëhet në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar kanë përshëndetur zgjedhjen e institucioneve të reja të Kosovës.

Gjatë një vizite në Bruksel këto ditë, zoti Steiner u theksoi zyrtarëve të Bashkimit Evropian rëndësinë e vazhdimit të ndihmës për Kosovën. Ai tha se duhet përfunduar ajo që është nisur, përndryshe boshllëku që do të krijohet do të mbushet nga krimi që mund të sjellë paqendrueshmëri në rajon. Pas vizitës në Shtetet e Bashkuara, zoti Steiner do të shkojë në Londër dhe më pas në Moskë.

XS
SM
MD
LG