Lidhje

Rojet bregdetare italiane shpëtuan 22 imigrantë (11 mars) - 2002-03-11


Helikopterët e rojes bregdetare italiane shpëtuan 22 imigrantë të paligjshëm në afërsi të brigjeve jugore të Italisë, ndërsa 6 të tjerë janë mbytur. Anija, ku ndodheshin imigrantë të paligjshëm që mendohet se ishin shqiptarë, filloi të fundosej për shkak të detit të trazuar pranë brigjeve jugore të Italisë. Zyrtarët në portin e Otrantos thonë se trupat e viktimave ishin të lidhura në anije me litarë.

Incidenti ndodh vetëm tri ditë pas mbytjes së një anijeje me 60 imigrantë të paligjshëm në jug të Siçilisë, ku u arrit të shpëtoheshin vetëm 11 prej tyre.

XS
SM
MD
LG