Lidhje

Zimbabve: edhe sot priten vonesa në votime(10 mars) - 2002-03-09


Rreshta të tjerë të gjatë pritet të formohen sot pasdite në Zimbabve, ku po vazhdojnë për të dytën ditë me radhë zgjedhjet shumë të diskutueshme presidenciale. Pjesëmarrja e lartë në votim dhe mungesa e qendrave të votimit në zonat urbane, ku mbështetja për opozitën është e fortë, i detyroi zyrtarët e zgjedhjeve t’i shtynin votimet e djeshme deri në orët e vona të natës.

Kandidati i opozitës, Morgan Tsvangirai dhe grupe të të drejtave civile në Harare, e akuzuan zotin Robert Mugabe, president i vendit prej një kohe të gjatë, se i krijoi vonesat për t’i manipuluar votat. Opozita ka bërë thirrje tashmë për shkak të vonesave, që të zgjatet koha e votimeve të cilat janë planifikuar të përfundojnë sonte. . Opozita ka bërë thirrje tashmë për shkak të vonesave, që të zgjatet koha e votimeve të cilat janë planifikuar të përfundojnë sonte.

XS
SM
MD
LG