Lidhje

Maqedoni: gjendje përgjithësisht e qetë (3 mars) - 2002-03-03


Gjendja e sigurisë në Maqedoni është përgjithësisht e qetë, megjithë informacionet zyrtare për të shtëna gjatë natës së kaluar. Ndërkohë ende nuk janë dhënë hollësi të tjera lidhur me incidentin e djeshëm, ku u vranë 7 shtetas të huaj në një zonë në rrethinat e Shkupit. Megjithë informacionet e dhëna nga ministria e brëndshme maqedonase për mundësinë e sulmeve kundër ambasadave perëndimore në Shkup, këto të fundit nuk kanë konfirmuar të kenë pasur informacione për mundësinë e sulmeve të tilla kundër tyre.

Ambasada amerikane në Shkup njoftoi se nuk ka pasur të dhëna që ajo vetë mund të kishte qenë objekt i ndonjë sulmi.

XS
SM
MD
LG