Lidhje

Shpërthim në selinë e partisë së Koshtunicës (1 mars) - 2002-03-01


Një granatë dore shpërtheu në ndërtesën ku ndodhet selia e partisë së presidentit të Jugosllavisë, Vojisllav Koshtunica. Mjetet jugosllave të informimit njoftojnë se granada u hodh dje vonë në një korridor të ndërtesës. Nuk ka njoftime për viktima dhe deri tani janë dhënë shumë pak hollësi rreth këtij incidenti.

Lajmet bëjnë të ditur se presidenti Koshtunica shkoi në vendin e ngjarjes dhe tha se shpreson që personat përgjegjës do të kapen. Zyrtat e Partisë Demokratike të Serbisë ndodhen në katin e dytë të ndërtesës.

XS
SM
MD
LG