Lidhje

Kërcënim për sulm ndaj një burgu në Pakistan (27 shkurt) - 2002-02-27


Në Pakistan, policia shtoi masat e sigurimit përreth një burgu në Karaçi, ku autoritetet po mbajnë një të dyshuar kryesor për vrasjen e gazetarit amerikan, Daniel Pearl. Policia njoftoi se masat e sigurimit u përforcuan dje vonë pas një telefonate unanime, në të cilën kërcënohej për sulme me raketa kundër burgut në qoftë se i dyshuari Ahmed Omar Sheikh i dorëzohet Shteteve të Bashkuara. Ekstremisti islamik i njohur gjërësisht si Sheikh Omari, kërkohet gjithashtu nga Shtetet e Bashkuara lidhur me rrëmbimin e një qytetari amerikan në Indi në vitin 1994.

XS
SM
MD
LG