Lidhje

Sheik Omar mbahen nën arrest (25 shkurt) - 2002-02-25


Një gjykatë e Pakistanit dha urdhër që personi, i cili ka pranuar se ka qenë përgatitësi dhe organizatori i zhdukjes së gazetarit Daniel Pearl, të mbahet nën arrest edhe për 14 ditë, ndërkohë që autoritetet vazhdojnë hetimet.

Vendimi u njoftua sot, pasi ekstremisti islamik, i lindur në Britani, Ahmed Omar Saeed Sheik, i njohur si Sheiku Omar, mbrriti, nën masa të repta sigurimi, në një gjykate kundër terrrorizmit në Karachi, qyteti ku u zhduk gazetari amerikan më datën 23 janar. Gjykatësi shtyu paraqitjen e akuzave zyrtare për tu dhënë hetusve më shumë kohë që të mbledhin prova dhe të gjejnë trupin e gazetarit Pearl.

Sheiku Omar u arrestua në fillim të këtij muaji dhe po mbahej nën arrest kur autoritetet morën një video-kasetë, javën e kaluar, në të cilët tregohej ekzekutimi i zotit Pearl.

XS
SM
MD
LG