Lidhje

Presidenti Bush fjalim në VOA (25 shkurt) - 2002-02-25


Presidenti Bush do të mbajë sot një fjalim në ndërtesën e Zërit të Amerikës me rastin e 60-vjetorit të radios.

Zoti Bush do të flasë në orën 8 e 15 minuta, sipas orës së Shqipërisë, para 9 ish-drejtorëve të Zërit të Amerikës dhe qindra punonjësve të tij.

Transmetimi i parë i Zërit të Amerikës është bërë më 24 Shkurt 1942, më pak se tre muaj pasi Shtetet e Bashkuara ishin detyruar të hynin në Luftën e Dytë Botërore nga sulmi në Pearl Harbour. Tani, më shumë se 6 muaj pas sulmeve të 11 shtatorit, presidenti Bush po i udhëheq Shtetet e Bashkuara në një luftë të re në shumë fronte kundër terrorizmit ndërkomëtar.

Në transmetimin e parë të Zërit të Amerikës, spikeri William Harlan Hale thoshte: ”Këtu flet një zë nga Amerika! ... Lajmet nga lufta mund të jenë të mira ose të këqia, por ne do t'ju tregojmë të vërtetën.”

Zëri i Amerikës transmeton në 53 gjuhë dhe emisionet e saj ndiqen nga 94 milionë dëgjues çdo javë përmes radios, televizionit dhe internetit.

XS
SM
MD
LG