Lidhje

Grevë në Korenë e Jugut (25 shkurt) - 2002-02-25


Në Korenë e Jugut, priten më shumë trazira nesër, pasi mijëra punonjës shtetërorë filluan një grevë me anë të së cilës kërkojnë më pak orë pune dhe garanci për vendin e punës. Punëtorët e hekurudhës, kompanive të gazit dhe elektrikut filluan sot një grevë, pas ndërprerjes së bisedimeve mes udhëheqësve të sindikatës së tyre dhe drejtuesve të kompanive. Më pas, punonjësit e kompanisë së gazit rifilluan bisedimet dhe dolën nga greva. Qeveria e quajti grevën të paligjshme dhe prokurorët lëshuan fletë arresti për 37 drejtues sindikatash, por pjesëmarrësit në grevë u zotuan se do ta vazhdojnë protestën derisa kërkesat e tyre të plotësohen. Policia kishte shtuar forcat për të parandaluar dhunën gjatë protestës.

XS
SM
MD
LG