Lidhje

Televizioni angolez tregon trupin e udhëheqësit të UNITA-s (23 shkurt) - 2002-02-23


Televizioni angolez transmetoi pamje të trupit të udhëheqësit të kryengritësve të UNITA-s, për të cilin autoritetet thonë se është vrarë gjatë përleshjeve të djeshme me trupat qeveritare.

Pamjet e transmetuara sonte tregonin zotin Savimbi të shtrirë në një tavolinë të vendosur nën një pemë në qytetin juperëndimor me një plagë të dukshme plumbi në qafë përpara një turme sehirxhinjsh. Spikerët e televizionit thanë se pamjet ishin regjistruar në qytetin e Lucuzës, rreth 1 mijë kilometra në juglindje të Luandës, kryeqyteti i vendit.

Qeveria angolase dhe zyrtarët ushtarakë thonë se zoti Savimbi është vrarë dje gjatë një përleshjeje në provincën Moxico. Një gazetar portugez i cili e kishte parë trupin më parë përpara shfaqjes së videos në televizion, tha se kishte numëruar në të 15 plagë të marrë nga plumbat.

Udhëheqësi kryengritës kishte shkaktuar kritika në arenën ndërkombëtare për prishjen e marrëveshjes së paqes së vitit 1994, e cila synonte t’i jepte fund njërës prej luftave më të gjata dhe të përgjakshme në kontinentin afrikan. Ky konflikt që ka filluar në vitet 1970 dhe u ka kushtuar jetën qindra-mijëra vetëve.

Jonas Savimbi ishte 67 vjeç.

XS
SM
MD
LG