Lidhje

Korea e Veriut kundërshton ofertën e presidentit Bush (22 shkurt) - 2002-02-22


Koreja e Veriut e hodhi menjëherë poshtë propozimin e presidentit Bush për fillimin e një dialogu të ri, duke e quajtur udhëheqësin amerikan ”një fëmijë të prapambetur politikisht”. Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut Komuniste, nxori sot një deklaratë, ku e akuzon Washingtonin se kërkon të ndryshojë sistemin politik të Phenianit, nëpërmjet forcës së armëve.

Ky ishte reagimi i parë i koreanoveriorëve ndaj vizitës që zhvilloi këtë javë presidenti Bush në Korenë e Jugut, gjatë së cilës ai përsëriti propozimin për hapjen e dialogut me Korenë e Veriut, për t’i dhënë zgjidhje shqetësimeve në lidhje me programin e armëve të Phenianit. Dje, presidenti Bush i kërkoi presidentit kinez Gjiang Xë Min të përdorë ndikimin e tij në Korenë e Veriut, për të ndihmuar në rigjallërimin e bisedimeve. Presidenti Bush gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë si synim të sulmojnë Korenë e Veriut.

XS
SM
MD
LG