Lidhje

Solana diskuton shkëputjen e Malit të Zi (22 shkurt) - 2002-02-22


Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Javier Solana, thotë se ka bërë përparime në bisedimet me udhëheqës kryesorë jugosllavë rreth të ardhmes së vendit. Mbledhjet u bënë mes kërcënimeve për shkëputje nga republika jugosllave e Malit të Zi. Zoti Solana nuk dha detaje të veçanta rreth mbledhjes së djeshme në Beograd, por tha se shpreson që muajin që vjen të arrihet një marrëveshje. Ai pati takime të veçanta me presidentin jugosllav, Vojislav Kostunica, dhe me atë malazez, Milo Djukanoviç. Bashkimi Evropian disa herë i ka kërkuar Malit të Zi që të mbesë brenda federatës jugosllave, duke patur frikë se shkëputja e Malit të Zi nga federata mund të shkaktojë një destabilizim të mëtejshëm të Ballkanit. Por presidenti Djukanoviç ka kërcënuar se do të zhvillojë një referendum për pavarësinë nëse Jugosllavia nuk transformohet në një federatë me dy shtete të pavarura.

XS
SM
MD
LG