Lidhje

Turqia ndalon tre persona të dyshuar për lidhje me al-Qaidën (19 shkurt) - 2002-02-19


Njoftohet se policia turke ka ndaluar tre persona të dyshuar për lidhje me rrjetin terrorist Al- Kaida të Osama Bin Ladenit.

Njoftimet e reja citojnë një zyrtar të paidentifikuar të Ministrisë së Mbrojtjes të ketë thënë se re burrat mbaheshin të izoluar në provincën Van në lindje të Turqisë, gjatë kufirit iranian.

Nuk është e qartë koha kur u ndaluan të tre personat. Një televizion privat turk njoftoi se personat e dyshimtë janë nga Siria, Jordania dhe Arabia Saudite, dhe se zyrtarët amerikanë do t’i marrin ata në pyetje.

XS
SM
MD
LG