Lidhje

Karzai në Pakistan (8 shkurt) - 2002-02-08


Presidenti pakistanez, Pervez Musharaf, tha se vendi i tij është shumë i interesuar të ketë marrëdhënie paqesore dhe të qendrueshme me fqiun e tij Afganistanin. Gjenerali Musharraf e bëri këtë koment dje, gjatë një konference shtypi, në fillim të vizitës dy ditëshe të udhëheqësit të përkohshëm afgan, Hamid Karzai, në Islamabad. Gjenerali Musharaf u zotua gjithashtu se Pakistani nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme afgane. Pakistani ka qenë përkrahës i fortë i sunduesve të përmbysur talebanë të Afganistanit. Nga ana e tij, zoti Karzai tha se afganët e shikojnë me dashamirësi Pakistanin, i cili, tha ai, e ka ndihmuar vendin e tij t’i japë fund pushtimit sovjetik. Udhëheqësi afgan tha gjithashtu se forcat e huaja do të qendrojnë në Afganistan pësa kohë të jetë e nevojshme për të çrrënjosur luftëtarët e fundit talebanë dhe të al-Kaidës nga vendi i tij.

XS
SM
MD
LG