Lidhje

Rumsfeld paralajmëron sulme të tjera (1 shkurt) - 2002-02-01


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të ruhen nga sulme terroriste shumë më vdekjeprurëse se ato të 11 shtatorit. Duke folur dje në Uashington, sekretari Rumsfeld argumentoi se përse shtimi i buxhetit të mbrojtjes me 48 miliardë dollarë për vitin 2003 është i nevojshëm, duke thënë se kundërshtarë të rinj mund të sulmojnë në rrugë të papritura me armë gjithnjë e më të fuqishme dhe me rreze veprimi gjithnjë e më të madhe. Ai tha se detyra e ushtrisë është të evitojë sa më shumë nga këto rrugë të mundëshme sulmi. Ai citoi proverbin e njohur se mbrojtja më e mirë është sulmi. Zyrtarë amerikanë thonë se dokumente të gjetura kohët e fundit në Afganistan lënë të kuptohet se anëtarë të rrjetit al-Kaida të Osama bin Ladenit kanë planifikuar të sulmojnë objekte bërthamore amerikane, ndoshta në shtetin veriperëndimor të Washingtonit.

XS
SM
MD
LG