Kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta ofroi dorëheqjen si pasojë e pamundësisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve brenda Partisë Socialiste në fuqi, të cilat kanë paralizuar reformat në vend. Zoti Meta e mori vendimin e tij pas kritikave nga ana e kryetarit të partisë, Fatos Nano, i cili muajin e kaluar akuzoi tre nga ministrat e kabinetit për shpërdorim të pushtetit. Ministrat dhanë dorëheqjen për hir të qendrueshmërisë në Partinë Socialiste, ish komuniste. Pas kësaj, mbështetësit e zotit Nano bllokuan emërimin e ministrave të rinj. Dorëheqja e zotit Meta pason përpjekjet e pasuksesshme për të arritur marrëveshje lidhur me ministrat e rinj të kabinetit.
Zyrtarët thonë se grindjet e brendshme i kanë shkurajuar investimet e huaja aq të nevojshme dhe i kanë vonuar hapat e qeverisë në drejtim të reformës.