Lidhje

Kolumbi: arrihet marrëveshje (21 janar) - 2002-01-21


Në Kolumbi, qeveria dhe kryengritësit majtistë ranë dakord të fillojnë menjëherë bisedimet që synojnë arritjen deri më 7 prill të një marrëveshjeje për armëpushim.

Marrëveshja për hapjen e bisedimeve u arrit dje vonë, më pak se katër orë para afatit të caktuar nga qeveria që të bëhet përparim ose të braktisen bisedimet e paqes.

Marrëveshja parashikon edhe fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për ndalimin e rrëmbimit të kolumbianëve të pasur, një taktikë e përdorur nga kryengritësit për të financuar veprimtaritë e tyre. Dhe qeveria do të diskutojë rreth mundësisë së një fushate kundër gruepeve djathtiste paraushtarake, të akuzuara se kanë terrorizuar dhe vrarë civilë që dyshohen se ndihmojnë kryengritësit.

Të dyja palët ranë dakord të lejojnë një komision ndërkombëtar të vzëhgojnë procesin e bisedimeve të tyre të paqes.

Marrëveshja e djeshme u arrit pas pesë ditë bisedimesh në një bazë kryengritësish në Kolumbinë jugore. Trupa qeveritare ishin dislokuar në afërsi të zonës para disa ditësh, në pritje për të marrë zonën nën kontroll në raste se dështonin bisedimet. Si një gjest të vullnetit të mirë, presidenti Andres Pastrana tha se tani kryengritësit mund të qendrojnë në zonën e tyre deri më 10 prill.

XS
SM
MD
LG