Ministri indian i Mbrojtjes, George Fernandes, tha se India nuk do të tëheqë forcat e saj nga kufiri deri sa Pakistani të ndalojë terrorizmin ndërkufitar. Zoti Fernandes i bëri këto komente sot para gazetarëve në New-Delhi duke thenë se India e mirëpriti zotimin e Presidentit të Pakistanit Pervez Musharraf se do të shtypë terrorizmin. Por Ministri indian i Mbrojtjes tha se fjalët duhet të shëndrrohen në vepra. Policia në Kashmirin e kontrolluar nga India tha se një ushtar u vra dhe një tjeter u plagos sot në mengjes gjatë një shkëmbimi të shtënash në të dyja anët e kufirit. Të shtëna të tilla ka pasur pothuajse çdo ditë që nga koha kur India dhe Paksitani dislokuan qindra mijëra trupa përgjatë kufirit të tyre të përbashkët, muajin e kaluar.