Kryeministri i Greqisë Costas Simitis takohet sot me presidentin Bush për bisedime që pritet të mbulojnë luftën kundër terrorizmit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe operacionet ushtarake amerikane në Afganistan.
Dje në New York, zoti Simitis tha se vendi i tij është i angazhuar të luftojë terrorizmin. Ai shtoi se Greqia dërgoi aeroplanë në Afganistan për misione humanitare dhe ra dakord të dërgojë ushtarë dhe inxhinierë. Kryeministri grek shkoi të shikonte gërmadhat e Qendrës Botërore të Tregëtisë dhe më pas tha se nuk duhet të ketë shqetësime rreth sigurisë për lojrat olimpike të vitit 2004, që do të zhvillohen në Athinë. Gjithashtu dje, autoritetet greke reaguan me zëmërim ndaj njoftimeve të rrjetit televiziv amerikan, CBS, se qeveria greke është treguar e butë ndaj terrorizmit.