Lidhje

Në Greqi zemrim ndaj televizionit amerikan - 2002-01-09


Autoritetet dhe mjetet greke të shtypit po reagojnë me zëmërim ndaj akuzave të bëra në një nga rrjetet televizive amerikane se qeveria e Athinës mban një qendrim të butë ndaj terrorizmit. Në programin “60 Minutes” të rrjetit televiziv C-B-S u tha të djelën se zyrtarë të lartë të administratës socialiste greke nuk i kanë përfillur informatat e zbulimit për një grup terrorist, Organizata Revolucionare 17 Nëntori. Agjencia franceze e lajmeve njofton se parlamenti grek i cilësoi deklarat e bëra në programin e C-B-S-esit të njëanëshme dhe fyese. Ky konflikt pritet që me siguri të diskutohet kur kryeministri grek, Kostas Simitis, i cili ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të takohet nesër me presidentin, Xhorxh Bush.

XS
SM
MD
LG