Lidhje

Vazhdojnë bombardimet ne Afganistan - 2002-01-07


Avionë luftarakë amerikanë vazhdojnë të bombardojnë në Afganistanin lindor, në një përpjekje të re për të kapur Osama bin Ladenin dhe udhëheqës të tjerë rrjetit të tij al-Qaida. Goditje të dendura u njoftuan natën e kaluar deri sot përreth Khostit, pranë kufirit me Pakistanin. Agjencia e lajmeve Afghan Islamic Press me bazë në Pakistan thotë se katër helikopterë ishin parë dje të linin trupa amerikane në një zonë malore ku ka qenë një kamp stërvitjeje i al-Qaida-s.

Kryeministri britanik Tony Blair paralajmëroi në Islamabad për rrezikun e indiferencës ndaj Afganistanit të periudhës pas Talebane. Ai tha se Afganistani dështoi si shtet 12 vjet të shkuar, kur qeveritë perëndimore nuk mbështetën përpjekjet rindërtuese të Afganistanit pasi Bashkimi Sovjetik i dha fund pushtimit të tij.

Ndërkoha, gazeta The Washington Post njofton se autoritetet amerikane kanë gjetur burimin e më shumë se 325 mijë dollarëve, të përdorura për financimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara. Sipas gazetës, hetuesit kanë gjetur burimin e parave nëpërmjet faturave të kartave të kreditit, tërheqjes së depozitave automatike dhe transaksione të tjera financiare të lidhura me 19 rrëmbysit e dyshuar të aeroplanëve. Washington Posti citon zyrtarë amerikanë të zbulimit të kenë thënë se rrjeti terrorist Al-Kaida manipuloi karta krediti, si dhe përdori trafikun e diamandit shitjen e mjaltit dhe mënyra tët jera për të grumbulluar fonde. Zyrtarët amerikanë thanë se sistemet financiare në Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistan dhe Gjermani u përdorën për të depozituar para në llogaritë bankare të kontrolluara nga rrëmbyesit e aeroplanëve.

XS
SM
MD
LG