Lidhje

Ndërmjetësi amerikan largohet nga Lindja e Mesme - 2002-01-07


I dërguari amerikan për paqen, Anthony Zinni, i cili po kthehet në Shtetet e Bashkuara nga Lindja e Mesme, u largua nga Izraeli gjatë natës duke thënë se shpreson që izraelitët dhe palestinezët do të arrijnë së shpejti një armëpushim, që tu japë fund 15 muajve dhunë.

Gjenerali Zinni përfundoi raundin aktual të përpjekjeve për ndërmjetësim, duke drejtuar dje një takim mes zyrtarëve izraelitë dhe atyre palestinezë të sigurimit. Ai pritet të kthehet në rajon javën e ardhshme. Vizita e shkurtër e gjeneral Zinnit javën e kaluar, u mjegullua nga kapja nga ana e Izraelit e një anijeje me 50 tonë armë, për të cilat kryeministri izraelit Ariel Sharon tha se ishin urdhëruar nga Autoriteti Palestinez për t’u përdorur kundër Izraelit. Udhëheqësi palestinez Yasser Arafat mohon të ketë dijeni për ngarkesën e armëve të kapur në Detin e Kuq, javën e kaluar.

XS
SM
MD
LG