Lidhje

Franca i kërkon Italisë angazhimin në BE - 2002-01-07


Ministri francez i financave, Laurent Fabius i ka kërkuar Italisë që të ripohojë angazhimin e saj në Bashkimin Evropian, pas dorëheqjes së Ministrit të Jashtëm italian, Renato Ruggiero, të shtunën. Zoti Ruggiero u largua nga detyra pas mosmarrëveshjeve me Kryeministrin Silvio Berlusconi lidhur me futjen në qarkullim të euros. Tensionet mes tyre shpërthyen pasi zoti Ruggiero kritikoi disa ministra që kishin shprehur mosbesim lidhur me miratimin e monedhës së re të përbashkët të Bashkimit Evropian. Duke folur për dorëheqjen, ministri francez i financave shprehu shqetësim dhe i bëri thirrje qeverisë italiane të ripohonte ”angazhimin e saj evropian”. Kryeministri Berlusconi i cili mori përsipër postin e ministrit të jashtëm të përkohshëm, thotë se politika e jashtme italiane do të vazhdojë të jetë, sipas fjalëve të tij ”pro-evropiane”.

XS
SM
MD
LG