Lidhje

NATO shton masat e sigurisë në Kosovë - 2002-01-07


Paqeruajtësit e forcës së NATO-s në Kosovë kanë shtuar masat e sigurisë pasi një shpërthim granade në një dyqan vrau pronarin serb të tij në pjesën lindore të Kosovës.

Një zëdhënës i forcës paqeruajtëse thotë se janë dislokuar forca shtesë dhe janë shpeshtuar patrullimet në qytetin me popullsi të përzier të Kamenicës, vendi ku dje ndodhi shpërthimi. Është zgjatur gjithashtu afati i ndalim-qarkullimit gjatë natës në këtë zonë.

Dhjetra serbë janë vrarë dhe dhjetra mijëra kanë ikur nga Kosova të frikësuar nga sulme hakmarrëse të shqiptarëve, pasi trupat e NATO-s u futën në Kosovë, në vitin 1999.

XS
SM
MD
LG