Kryeministri i Indisë, Atal Behari Vaxhpaii, tha se lufta me rivalin e saj bërthmor, Pakistanin, nuk është e pashmangshme dhe se kriza mund të zgjidhet me anë të përpjekjeve diplomatike. Zoti Vaxhpaji e bëri këtë koment në Nepal, në prag të takimi dy ditësh rajonal të nivelit të lartë që fillon punimet sot.
Mirëpo, ai theksoi se nuk do të takohet me presidentin pakistanez, Pervez Musharaf, i cili mbërrin sot në Katmandu, derisa Islamabadi t’i japë fund atij që New Delhi e cilëson si terrorizëm përtej kufirit. Gjenerali Musharaf tha dje se Pakistani kërkon dialogun me Indinë për t’i dhënë fund atij që ai e cilëson si grumbullimi më i madh i forcave ushtarake përgjatë kufirit Pakistan-Indi gjatë 15 vjetëve të fundit.
Rritja e tensionit pasoi një sulm vdekjeprurës të kryer kundër palramnetit të Indisë më 13 dhejtor. Për këtë sulm New Delhi fajson dy grupe ekstremiste me bazë në Pakistan.