Lidhje

Marinsat në kërkim - 2002-01-01


Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thonë se marinsat kryen kërkime në një ish-kompleks të al-Qaidës dhe të talebanëve në Afganistanin Jugor për të gjetur informacione rreth tyre.

Zyrtarët thanë se marinsat ishin pajisur dhe armatosur mirë, por nuk hasën në zjarr armësh në kompleksin i cili ndodhet në provincën Helmand.

Pentagoni hodhi poshtë njoftimet se marinsat po marrin pjesë në një operacion të forcave afgane për kapjen e ish udhëheqësit taleban, Mullah Mohammad Omar.

Shefi i zbulimit në qytetin e Kandaharit, Haji Gulalai, thotë se forcat e tij e kanë rrethuar Mullah Omarin në qytetin e Baghranit, në provincën Helmand. Ai thotë se kanë fillaur negociatat për dorëzimin e udhëheqësit taleban, i cili, sipas tij, po mbrohet nga talebanë dhe luftëtarë të al-Qaidës.

Zoti Gulalai thotë se forcat afgane do të përpiqen ta kapin me forcë Mullah Omarin nëse ai nuk dorëzohet prej mbrojtësve të tij. Ai tha se operacioni do të mbështetej nga marinsat amerikanë. Zoti Gulalai tha se sulmi duhet të fillonte sot, por udhëheqësit fisnorë kishin kërkuar më shumë kohë.

Ndërkohë, një ushtar amerikan u plagos dje, kur persona të panjohur qëlluan ndaj një autokolone ushtarake në rrugën ndërmjet Kabulit dhe Jalalabadit. Gjendja e të plagosurit nuk dihet.

XS
SM
MD
LG