Lidhje

Golden Globes - Parathënia e Oscars - 2001-12-26


Filmi i gjinisë dramatike ”A Beautiful Mind” dhe ai i tipit musical ”Moulin Rouge” ishin në krye të listës së çmimeve Golden Globe - Globi i Artë- të enjtën e javës së kaluar (20 dhjetor) me nga 6 sejcili, ndërkohë që në Hollywood është ndezur gara e sivjetme për çmime Oscar.

Bashkë me ”A Beatiful Mind”, në listën e filmave dramatikë për çmimet Golden Globe ishin ”Lord of the Rings” dhe filmat mjaft konkurues ”Mulholland Drive”, ”In the Bedroom” dhe ”The man Who Wasn’t There”.

Me filmin ”Moulin Rouge” në listën e filmave musical apo komedi ishin edhe ”Bridget Jones’s Diary”, ”Legally Blonde”, filmi i animizuar përmes kompjuterit, ”Shrenk” dhe filmi i Robert Altman, ”Gosford Park”, i cili doli i treti për nga numri i çmimeve të marrë, me 5 globë të artë.

Këto çmime që shpërndahen çdo vit në janar nga Hollywood Foreign Press Association, shpesh parathonë fituesit e çmimit Oscar, që është nderi më i lartë në Holliwood që shpërndahet nga Akademia e Arteve Filmike dhe e Shkencave në mars. Fituesit e Globit të artë shpesh konkurojnë për Oscar.

Këtë vit, edicioni i 59-të i Golden Globe ka rëndësi më të madhe se zakonisht, sepse kritikët janë të ndarë për filmat më të mirë të këtij viti. Kështu, kritikë nga New Yorku quajnë si filmin më të mirë ”Mulholland Drive”, kurse kritikë nga Los Angeles janë për filmin dramatik ”In the Bedroom”.

Hollywood Foreign Press Association ka rreth 90 anëtarë që punojnë për organe të huaja.

Fitues të Globit të Artë si ”aktori më i mirë” në një film dramatik ishin Russel Crowe në ”A Beautiful Mid”, Will Smith tek ”Ali”, Kevin Spacey tek ”The Shipping News” dhe Denzel Washington tek ”Training Day”.

”Aktorja më e mirë” në një film dramatik ishin Halle Berry tek ”Monster’s Ball”, Judi Dench tek ”Iris”, Nicole Kidman tek ”The Others”, Sissy Spacek tek filmi ”In the Bedroom” dhe Tilda Swinton tek ”The Deep End”.

Ndër ituesit e Globit të Artë për ”aktorin më i mirë” në filmin musical apo komedi bëjnë pjesë Gene Hackman në filmin ”The Royal Tenenbaums” Ewan McGregor tek ”Moulin Rouge”, John Cameron Mitchell për filmin ”Hidwing and Angry Inch”, Billy Bob Thornton tek ”Bandits” dhe Hugh Jackman tek ”Kate & Leopold”.

Për koinçidencë, Hugh Jackman paraqiste listën e fituesve.

Fitueset si ”aktorja më e mirë” në një film muzikor apo komedi ishin aktoret Thora Birch për lojën në filmin ”Ghost World”, Cate Blanchett tek ”Bandits”, Nicole Kidman tek ”Moulin Rouge”, Reese Witherspoon tek ”Legally Blonde” dhe Renee Zellweger tek ”Bridget Jone’s Diary”.

Çmime për filmat në gjuhë jo-angleze iu dhanë filmit francez ”Amelie”, filmit brazilian ”Pas diellit”, filmit indian ”Dasmë në Muson”, filmit boshnjak, ”Toka e askujt” dhe filmit meksikan ”Edhe jot’ëmë”.

Hollywood Foreign Press Association jep çmime edhe në kategoritë televizive, megjithatë çmimet në këtë gjini kanë rëndësi më të vogël, sepse stina e tanishme në Hollywood është përqendruar tek filmat.

Globi i Artë për këtë vit për ”filmi më i mirë dramatik televiziv” iu dha atij me titull ”24”, filmit ”Alias”, filmit ”CSI: Crime Scene Investigation”, ”Six Feet Under”, ”The Sopranos” dhe ”The West Wing”.

Çmime për ”filmi më i mirë muzikor apo komedi televizive” iu dhanë serialeve ”Ally McBeal”, ”Frasier”, ”Friends”, ”Sex and the city” dhe ”Will & Grace”.

XS
SM
MD
LG