Lidhje

Kalendari Historik 22 dhjetor - 2001-12-22


Më 22 dhjetor të vitit 1963, Presidenti Lyndon Johnson, kryesoi ceremoninë për t’i dhënë fund zyrtarisht një zije një mujore kombëtare për presidentin e vrarë, John F. Kennedy. Presidenti ishte vrarë në Dallas të Teksasit më 22 nëntor. Më 22 dhjetor, Presidenti Johnson, i cili mbajti një fjalim nga shkallët e përkujtimores së Linkolnit, iu përshtat ftohtësisë, erës dhe emocioneve të ditës. Rreth 15 mijë vetë morrën pjesë në ceremoninë e organizuar në monumentin dedikuar një tjetër presidenti të vrarë. Ndërsa Presidenti Johnson fliste, njerëzit e mbledhur para monumentit të Linkolnit shikonin flakën që digjej pafundësisht në varrin e Presidentit Kennedy, përtej lumit Potomac, në varrezat kombëtare në Arlington.

Më 22 dhjetor të vitit 1864, ushtria e Unionit nën komandën e gjeneralit William T. Sherman, përhapi lajmin se kishte arritur në Savannah të Georgia-s, duke i dhënë kështu fund marshimit të tij të famshëm drejt detit, William Sherman ishte gjnerali i dytë më i rëndësishëm i ushtrisë së Unionit, pas komandantit të përgjithshëm Ulysses Grant, gjatë muajve të fundit të Luftës Civile Ameriane. Gjenerali Sherman u nis për në Savannah më 16 nëntor pasi trupat e tij praktikisht dogjën deri në themel qytetin Atlanta në brendësi të Georgias. Më 22 dhjetor, nga komanda e tij në Savannah, gjenerali Sherman i dërgoi një mesazh telegrafik presidentit Lincoln ku i thoshte: “Më lejoni t’ju bëj si dhuratë për Krishtlindje, qytetin Savannah...” Fushata e gjeneralit Sherman në Georgia ishte një shembul i konceptit të “luftës totale”. Trupat e tij vranë bagëtinë e fermave, dogjën stallat dhe të mbjellat dhe shkatëruan pajisjet e fermave. Ata shkatërruan gjithashtu trenat dhe trasetë e hekurudhës. Gjenerali Sherman besonte se shkatërimi i bazës ekonomike të armikut dhe moralit të civilëve, ishin po aq të rëndësishme sa edhe fitorja në fushën e betejës. Por udhëheqësit e qytetit Savannah nuk i rrezistuan Shermanit dhe ushtrisë së tij dhe kështu qyteti i shpëtoi shakatërrimit të zakonshëm për këto raste.

XS
SM
MD
LG